Interi e fitoi Romën dhe shpreson evropën
Interi ka shënuar fitore të madhe përballë Romës në derbin e kësaj xhiroje në Serie A, me rezultat të ngushtë 2:1.
Hernanes shënoi golin e parë për Interin në minutën e 15’të, ndërsa Nainggolan e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 63’të.
Dy minuta para fundit, Mauricio Icardi shënoi golin e dytë dhe të fitores për Interin.
Edhe këtë ndeshje Shaqiri e nisi nga banka rezervë, mirëpo ai u inkuadrua në pjesën e dytë në vend ët Guarinit dhe ndihmoj skuadrën e tij drejt fitores.
Pas kësaj fitoreje Inter ngritët në vendin e 7’të me 45 pikë, ndërsa Roma mbetet në vendin e tretë me 58 pikë.