Lëvizja BESA nga Kërçova: BESA gjithnjë do të mbrojë interesat kombëtare

Sonte Lëvizja BESA ka qëndruar në Kërçovë, ku u formua Këshilli Nismëtar Komunal për këtë Komunë. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e Këshillit Nismëtar Qendror dhe disa nga anëtarët e Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA.

I pari që u paraqit para të pranishmëve ishte anëtari i Këshillit Qendrorë të Lëvizjes BESA, Lulzim Aliu. Ai në fjalën e tij u ndal në arsyen e paraqitjes së BESËS në skenë politike të Maqedonisë. Me këtë rast ai theksoi se, -“Shqiptarët janëtë më shumë se kurrë të poshtëruar, ndërkaq nga Uskana jonë u themi se ne jemi këtu ndër të tjera, që t’ua heqim frikën të gjithë atyre që janë me ne, por shkaku i kërcënimeve nuk mund të jeni sonte këtu të pranishëm edhe fizikisht. A është i mundur integrimi i shqiptarëve në Evropë, pa u integruar ata fillimisht mes vete? Unë mendoj se jo! Prandaj, synimi i pare i BESËS është integrimi brendashqiptar në kulturë, arsim, sport, ekonomi, e gjithçka tjetër. BESA gjithnjë do të mbrojë interesat kombëtare, e asnëherë ato personale”, – theksoi Aliu.

BESA

Tutje fjalën e mori profesoresha Bukurie Emrullahi – Ahmeti, e cila njëherëti është anëtare e Këshillit Komunal në Kërçovë i Lëvizja BESA, me ç’rast tha se kjo parti për së pari herë krijon kushte dhe hapësirë të madhe për aktivizimin e femrës në politik.

“Shkalla e empancipimit të një shoqërie përcaktohet nga hapësira që krijon vetë ajo shoqëri për përfshirjen e gruas në politikën e vendit. Lëvizja BESA vlerëson dhe afirmon rolin e femrës në politikë, që femra të bëhet faktor e jo vetëm simbolikë, jo një simbol i përfaqësimit në aspektin e sasisë, por një përmirësim në aspektin e cilësisë”, – theksoi Emrullahi – Ahmeti.

Pastaj fjalën e mori Llokman Limani, anëtar i Këshillit Qendror të lëvizjes BESA,i cili foli më shumë për gjendjen aktuale politikë në Maqedoni.  “ Për mua është hera e pare në jetën time, që në mënyrë aktive të merrem  me politikë, dhe ky fillim i imi lidhet me fjalën e madhe kombëtare, me BESËN SHQIPTARE. Për fat të keq, politikbërrja e gabuar deri sot ka shkaktuar që ne shqiptarët të ndjehemi popull i lënë pas dore dhe jemi trajtuar si tepric në këtë shtet apo si rrezik kujdestar për të gjitha të këqijat që e kanë kapluar këtë shtet. Që e keqja të jetë edhe më e madhe , këtë përbuzje të rëndë të shqiptarëve , e mundësuan vet politikanët shqiptarë në pushtet, qoftë në heshtje,qoftë të kapur me skandalet e tyre,  Janë të shumta raste ku mund të shprehet diskriminimi i madh që u bëhet shqiptarëve , qoftë në gjyqësi, ekonomi,  arsim, kulturë, apo edhe diplomaci”, – theksoi Limani.

besa

Më pas të pranishmëve iu drejtua edhe njëri nga anëtarët e Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejd, i cili tha se, – “Lëvizja Besa është këtu që t’i jep njrëzillëk dhe shpirt politikës shqiptare. Ne çdoherë do të jemi të gatshëm ta shtrijmë dorën e bashkimit kombëtar pamvarësisht ngjyrave poltike. Lëvizja Besa është këtu dhe nuk do të lejojë që shqiptarët e pafajshëm të vuajnë burgje me nga 10 vite, dhe me rastet e tyre dikush të bën pazare politike,  që në fund nga këto pazare të përfitojnë funksionarë të korruptuar politk. Hiç më larg se para dy ditëve ishim dëshmitarë të një pazari të tillë me rastin e Sopotit.  Lëvizja Besa është këtu që tu thotë të gjithëve në këtë shtet që nuk do të lejojmë që shqiptarët të jenë pre e proceseve të montuara politike. Ska më Sopot, Brodec apo Monstra. Të gjithë duhet të kthehen të lirë në shtëpitë e tyre, nuk ka më besim në drejtësinë e këtij shteti të korruptuar.Lëvizja Besa është këtu që tu thotë partive politike maqedonase se, o do të ndryshoni konceptin e shtetit , ku shqiptarët do të jenë shtetformues dhe të barabartë në të gjitha nivelet , o rezikoni të mbeteni pa shtet”.

Pas këtij fjalimi u prezantua Këshilli Nsmëtar Komunal i Kërçovës, i përbërë nga të gjitha vendbanimet e kësaj Komune me gjithsejë 15 anëtarë, i cili për koordinator zgjodhi aktivistin e shoqërisë civile ndër vite në Kërçovë, Mazllam Osmanin. Koordinatori i posazgjedhur deklaroi: “Ne jemi këtu për të ftuar mendjet e ndritura dhe të pastra të këtij vendi, që t’i bashkohen kësaj kauze vizionare për popullin tonë, e cila e mban emrin Lëvizja BESA, e cila do të sjellë vlera të reja dhe shpirt këmbëngulës, duke pretenduar gjithmonë një të ardhme progresive për vendin tonë.” Ai përfundoi duke thënë se: “Asgjë e madhe në botë nuk është realizuar pa pasion dhe pasioni jonë dhe arsyeja pse jemi këtu është se ne kemi për t’u dhënë shumë këtyre trojeve, kësaj toke, kësaj rinie dhe pasardhësve tanë në përgjithësi.”

Në fund të pranishëmve iu drejtua edhe Kryetari i Këshillit NIsmëtar të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast Bilalli theksoi, – “Prandaj, të nderuar të pranishëm, Lëvizja BESA do ta bëjë të pamundurën që në këtë rast shumë delikat për Maqedoninë t’i mbrojë shqiptarët nga çfarëdolloj skenari që ua përgatit pushteti, duke i shfrytëzuar të gjithë mjetete politike dhe mos të lejojë që disa kriminelë që mund edhe të flasin shqip. Jemi sot këtu që nga Kërçova t’u apelojmë të gjithë atyre që po përgatisin këso skenare të zeza për Maqedoninë duke dashur ta shpëtojnë veten: mjaftë më! Ne nuk jemi mjete për eksperimente! Mos harroni se ata që luajnë me zjarr, në fund vetë digjen.  Shqiptarët nuk do të lejojnë edhe një herë të jenë trampolina e shpëtimit të pushtetit të dikujt. Aq më shumë që tash shqiptarët e kanë BESËN. Ne nuk do të lejojmë që një konflikt politik të shndërrohet në konflikt ndëretnik, ndërsa prej këtu duam t’i pyesim këta regjisorë: cila është shfaqja e ardhës, a po përgatitni edhe ndonjë konflikt ndërfetar? Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë vëllezërve shqiptarë, të gjithë atyre që e kanë hallin e kombit, që mos të bien në këto kurthe dhe ta dinë se konfliktet ndëretnike dhe ndërfetare mund të jenë në shërbim të gjithkujt, por jo në interes të shqiptarëve. Të nderuar, në këto ditë të rënda për ne – kur e morëm vesh të vërtetën për rastin Sopot – nuk mund të mos mërzitemi dhe pyesim se deri ku ka vajtur ajo çmenduri? A mos ashtu janë dënuar me burg të përjetshëm edhe të rinjtë shqiptarë të rastit “Monstra”? A mos ashtu është krijuar edhe rasti i Brodecit? A mos ashtu janë bërë të gjitha proceset kundër shqiptarë? Ju lutem! Të nderuar, me çka e merituam ne të jemi SHIPTARI dhe INDIJANCI? Këto thirrje raciste i dëgjuam edhe sot vërtet nuk kemi koment. Çfarë mendje të sëmura janë ato që mund të qeshen e tallen me fatkeqësinë tonë? Shumë të respektuar qytetar të komunës së Kërçovës, më lejoni t’ju them dy-tri fjalë edhe se pse ne jemi sot këtu dhe, në përgjithësi, në skenën politike të vendit. Sikur politikanët që aktualisht janë në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë t’i kishin realizuar premtimet me të cilat i marrin votat tona, atëherë as që do të kishte pasur nevojë për paraqitjen e Lëvizjes BESA”.

Lajme të ngjashme

Back to top button