“Profeti Muhamed” ul së bashku kandidatët për Tiranën

Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD-së Lulzim Basha, kandidati i PD-së për Tiranën Halim Kosova, ministri aktual i Mirëqënies Sociale & Rinisë dhe kandidati i PS-së për Tiranën Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, kandidatja e PD-së për Shkodrën, Voltana Ademi si dhe Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e sotme të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema” për nder të lindjes së Profetit Muhammed, transmeton Albeu.com.

Të ulur pranë kryetarit të KMSH-së, Skënder Bruçaj, kundërshtarët politik kanë dhënë mesazhe pozitive të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit, në një vend ku dihet se zakonisht politikanët e lartë anullojnë pjesëmarrjen në evente nëse kundërshtari merr pjesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button