City me vështirësi, por fitoi tri pikë

Kampioni aktual i Premierligës, Manchester City ka shënuar fitore më të vështirë se sa pritej ndaj Aston Villës me rezultat 3:2.

Skuadra e Pellegrinit ka qenë në epërsi prej 2:0 me golat e Agueros dhe Kolarovit, por që skuadra mysafire e barazoi rezultatin në 2:2 me gola e Cleverley dhe Sanchez vetëm 5 minuta para përfundimit të takimit.

Por Fernandinho ishte shpëtimtar i skuadrës së tij, që shënoi golin e tretë dhe të fitores në minutën e 89’të.

Pas kësaj fitoreje, City përforcon pozitën e katërt me 64 pikë dhe ka vetëm dy pikë larg Arsenalit që gjendet në vendin e dytë dhe një më pak se Unitedi në vendin e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button