Obesiteti shkakton dhimbjen e kokës

Pesha e tepërt mund ta dyfishojë rrezikun e shfaqjes së migrenës, tregon një hulumtim i ri i shkencëtarëve nga Britania e Madhe.

Studimi është kryer në 3.862 njerëz, me një moshë mesatare prej 47 vjeç. Pjesëmarrësit plotësuan anketën e cila përmbante pyetje në lidhje me shprehitë e tyre, lartësinë, peshën dhe shpeshtësinë e kokëdhimbjeve.

1.044 prej tyre ishin obesë, ndërsa 188 persona kishin probleme me migrena të rastit, apo 14 ose më pak migrena në muaj, raporton DailyMail.

Pacientët obesë kishin një rrezik 81 për qind më të lartë të migrenave të rastit, në krahasim me personat me peshë të shëndetshme.

“Këto rezultate sugjerojnë që njerëzit me mbipeshë, të cilët vuajnë nga migrenat e shpeshta, gjithsesi duhet t’i kushtojnë vëmendje uljes së peshës së tepërt”, theksoi udhëheqësja e studimit, dr. Barbara Lee Peterlin.

Hulumtuesit theksojnë se obesiteti është një faktor rreziku për sëmundje të ndryshme, dhe me aplikimin e shprehive të shëndetshme në jetë, mund të parandalohet. Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga obesiteti dhe migrena, ndërsa shkencëtarët besojnë që janë të lidhura njëra me tjetrën.

Nëse nuk jeni të sigurt nëse kokëdhimbja juaj është për shkak të një dite plot tension, apo bëhet fjalë për migrenën, gjithsesi kushtoni vëmendje simptomave më të shpeshta të migrenës:

• Dhimbja në njërën apo të dyja anët e kokës;

• Dhimbja e cila pulson;

• Ndjeshmëria ndaj dritës, tingujve dhe aromave të forta;

• Të përziera dhe të vjella

• Shikimi i mjegulluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button