SHBA: Dy qentë e saj shqyen 46 vjeçarin, shqiptarja rrezikon 15 vite burg (Foto)

Pronarët e dy qenve të cilët pas sulmit çuan drejt vdekjes një 46 vjeçar, rrezikojnë të marrin dënimin me 15 vite burg.

Sebastiano Quagliata me shtetësi italiane dhe gruaja e tij shqiptare Valbona Lucaj kanë dalë sot para trupit gjykues për të mbajtur përgjegjësi mbi veprimin e dy qenve të tyre.  48 vjeçari, babai i tre fëmijëve ka gjetur vdekjen si pasojë e tetë sulmeve nga dy qentë teksa ai po vraponte.

Ngjarja ka ndodhur në Detroit në muajin korrik të vitit të shkuar kur dy qentë e çiftit, të racës “cane corso”, e shqyen Craig, ndërsa ai po vraponte. Qentë kanë dalë nga kafazi dhe e kafshuan Craig. Pavarësisht ndihmës së fqinjëve për t’i larguar, viktima nuk arriti t’i shpëtonte plagëve.

“Më vjen keq,”, i ka thënë Lucaj familjarëve të Systmas teksa ka dalë para trupit gjykues.

Akuzat ndaj çiftit janë ato të mbajtjes së qenve të rrezikshëm e për këtë do të dënohen nga gjykata e shkallës së dytë.

Shqiptarja dhe italiani kanë tre fëmijë dhe sipas Daily Mail jetojnë prej 18 vitesh në Detroit.

Lajme të ngjashme

Back to top button