Të gjithë e kërkojnë Ritën

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, duket se ka acaruar marrëdhëniet mes drejtuesve të spektakleve ‘X-Factor’ dhe ‘The Voice’ në Britani të Madhe, raporton Daily Mail.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” pas suksesit në spektaklin ‘The Voice’, spekulohet se do të kalojë te rivali i tij ‘X-Factor’.

Shefi i ‘X-Factor’ thuhet se është shumë i vendosur që ta angazhojë këngëtaren shqiptare në spektaklin e tij, por raportohet se ‘The Voice’ nuk e ka ndërmend ta lëshojë Ritën, sidomos pas suksesit që tregoi, transmeton Koha.net.

Rita për herë të parë mori pjesë si trajnere në ‘The Voice’ dhe tregoi mjaft sukses, pasi arriti që me kandidatin e saj të shkonte deri në gjysmëfinale të këtij spektakli.

Ditë më parë është raportuar se ajo do të vazhdojë punën e saj si trajnere në ‘The Voice’, por Cowell pritet t’i ofrojë një kontratë më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button