Matoshi: Fatos Klosi tregoi të vërtetën se si e shkatërroi kosovarin

Analisti Halil Matosh ka thënë se Fatos Klosi e ka treguar një të vërtet, se si u shkatërruar shqiptari i Kosovës.

Ky është komenti i Matoshit në Facebook:

Kryespiuni Klosi e tha ni t’vërtetë: Si u shkatrrue shqyptari kosovar?

Ajo qe ni ish kryespiun i Shqypnisë (Fatos Klosi) e tha për Kosovën, Rugoven dhe luftën, nuk asht krejt e rreme, po asht e vërteta e fabrikueme nga vet SHISH-i në koproduktion me sherbimet tjera sekrete dhe me falangat e krijueme nga ta, per me e ruejt ndikimin e tyne n’ Kosovë, tuj e perça e perly’e Kosovën.

Kosovarë te tana epokave me zorrt nëper kambë, t’ndjekun anmiku i ranë n’der ë e I lypen ndihme Nanës Shqypni, po gjeten përbuzje, si Shote Galica (Qerime Sejdia) qe e m’loi harrimi e vdiq n’ skamje t’felle, nen regjimin e Zogut –I-rë;
Tuj u kerku kosovarëve me u ba vegla qorre t’regjimit (si Dervish Shaqa – ta zamë – qe e detyruen me u ba shpihun… “ Kur ta kthyem oj Kosove shpinen, e lam bore e gjetem dimen…”;

Ose tuj i mytë me torturë natën (si Remzi Hoxhën) e tuj e kajt ditën…
Ose tuj i vra mas shpine permes veglave qorre, si Kolonel Ahmet Krasniqin, qe donte me e ba gati e me i pri ni ushtrie profesionale (kit fakt s’mujti pa e pranue edhe vet Klosi!?) e t’cilin e vranë mas shpine eksponentat enverist të UÇK-së (edhe kit fakt s’e shmangu pa e thanë Klosi );

Ni shekull e sa , kjo Tironë tiranesh – qe gra e burra kosovarë e deshten me hakikat – i qiti n’pritë, vrau e persekutoi ata, tuj i majt nëpër burgje, n’hapsane e n’zidan t’zi;

E, tuj i njekë me spiuj e çfrytzue si vegla nëpër Europë, e der n’Amerike – për me e ruejt regjimin e Enver Hoxhës – e n’funt, tuj kallxu per ta n’Beligrat;

Tuj kriju falangistat e SHIK- ut n’Kosovë (edhe kit fakt madje pa u turpnue po tuj u krenue e pranoi Klosi) per me mbjell dyshim e mosbesim ner’ popullin shqyptar të Kosovës – gjithandej – ku askush ma nuk i beson askujna dhe ku askush ma nuk flet mirë për askand…

Sepse shoqnia kosovare asht peng i po ktyne agjenturave e agjentëve – qe u dashka t’paguhen me taksat e kosovarëve;

Haram u kjoft e u mbett n’fyt, secili cent – se buka e Kosoves asht e ngjyeme me gjakun e kosovarëve!
E krejt kjo u ba per nevoja t’brenshme, per me ia shpla trunin kosovarit e per me e sunue ma le’t Shqypninë.
E Shqypnia e vërtetë e idealeve t’shqyptarit duhet me folë, me bertitë e mos me duru kit turp!
Boll ma!/Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button