Sistemi bankar i Shqipërisë me rreth 1 miliardë dollarë kredi të këqija

Afro 25 për qind e kredive gjithsej nuk kthehen, dhe kjo ka ulur lëshimin e kredive të reja nga bankat.

Ekspertët pohojnë se ndërkohë, bankat ruajnë rreth 2 miliardë euro depozita kursimi të qytetarëve dhe ato mund të përdoren për të financuar zhvillimin e vendit, por mosbesimi i bankave është shumë i madh.

Kreditë e këqija janë rreth 25 për qind e kredive gjithsej ose rreth 1 miliardë dollarë të bllokuara e të pakthyera. Megjithatë studiuesit pohojnë që sistemi bankar është likuid dhe i sigurtë, inflacioni është nën kontroll. Kreditë e këqija nuk rrezikojnë sistemin bankar, por pengojnë rritjen e kredisë, thotë Elisabeta Gjoni zv. Guvernatore e Bankës së Shqipërisë.

Blerja e kredive të këqija nga qeveria, mund të ishte një nga rrugët për të pastruar terrenin e ndotur të kredive, pohojnë studiuesit. Shqipëria ka një difekt strukturor në financimin e ekonomisë, thotë prof. Ardian Civici. Sipas tij, Bankat ruajnë rreth 2 miliardë euro depozitash në formën e kursimeve, që nuk financojnë dot ekonominë.

Qeveria ka shlyer deri tani mbi 500 milionë dollarë detyrime të prapambetura ndaj kompanive private dhe po kryen reforma ekonomike që po kthejnë sigurinë në tregjet bankar, thotë ministri i financave, Shkëlqim Cani.

Financuesit kryesorë të ekonomisë shqiptare janë paratë e emigrantëve dhe kreditimi. Banka ka ulur vazhdimisht normën bazë të interesit për të nxitur rritjen e kredisë, por kjo nuk ka ndodhur, Ritmet e kreditimit janë ulur.

Lajme të ngjashme

Back to top button