Biseda e Fatmir Besimit në “bombën” e 26 të LSDM-së për Gostivarin (VIDEO)

LSDM-ja opozitare nga Gostivari publikoi “bombën” e saj të 26 ndërsa një ndër bisedat e publikuara nga ishte edhe pazari që është bërë në zgjedhjet lokale të Gostivarit, ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së. Portali SHENJA, ju sjell të transkriptuar bisedën ndërmjet ministrit Fatmir Besimi dhe një bashkëbiseduesi e cila flet për pazarllëqet që janë bërë ndërmjet këtyre dy partive për zgjedhjet lokale në Gostivar si dhe vendet tjera.

Ja dhe biseda e plotë:

Bashkëbisedues: Çfarë po bëni

Fatmir Besimi: Ne po festojmë, ju çfarë po bëni?

B: Isha në Tetovë, dhe tani erdha në shtëpi.

F.B: Në Tetovë kishte diçka? Ka kaluar kallaballëku?

B: Kishte pak në Qendër… u sillën disa makina… njerëz, e kështu

F.B: Atje të enjten do të jetë.

B: Po, të enjten.

F.B: Dje ishim në Gostivar. Kishte shumë njerëz.

B: Mbaruat

F.B: Po mbaruar, mbaruam… ata vazhduan me vetura, por ne dolëm.

B: Si ndodhi kjo?

F.B: E pra… ndodhin çudirat.

B: E dinë në Kumanovë si ka dalë?

F.B: Në Kumanovë ka fituar LSDM-ja.

B: A nuk është fer.

F.B: Përse?

B: Paskemi dalë  tradhtarë.

F.B: Jo tradhtarë… ne aq, 2000 vota… ata kërkuan 1500 ne ju kemi dhënë 2000 vota tonat.

B: Kështu është, e po mirë atëherë.

F.B: Ne nuk jemi koritur. Ata nuk e kanë kalkuluar mirë.

B: E po mirë… sepse ata na ndihmuan shumë në Tetovë dhe Gostivar.

B: E po ok. Super… sepse ata na kanë ndihmuar shumë në Tetovë dhe Gostivar.

F.B: Posaçërisht në Gostivar. Edhe në Tetovë na kanë ndihmuar. Të lidheshin me PDSH-në do të na  bënin dëm.

B: Në Tetovë?

F.B: Të lidheshin me PDSH-në…

B: Po po mund të na bënin dëm

F.B: Nëse do t’i kishin nxjerr… sa kishin në rrethin e parë… 7000, të nxjerrin 5000 do të na fitonin.

B: Po, po me 5000 do të na fitonin…

F.B: Po. Këtu ka pasur shumë efekt…

B: Ka pasur ka pasur

F.B: Kryesorja ka funksionuar… ne ju kemi dhënë disa vend, ku kanë kaluar me votat tona… në Karposh, në Veles…

B: Ashtu është?

F.B: Po, po

B: Super

F.B: Ka pasur efekt edhe në Jegunovcë, por për ne kanë qenë me rëndësi këto dy qytetet.

B: Kemi bërë punë të madhe.

F.B: Ashtu është… mirë është.

B: E pastruam këtë nga Gostivari… ai lider definitivisht nuk mund të jetë… vetëm probleme mund të bënte.

F.B: Po be, vetëm dëme bënte… kështu tani…

B: Po.

VIDEO nga minuta e 18.45

Lajme të ngjashme

Back to top button