Angellov: A lejon dikush qëllimisht të vriten emigrantët në Maqedoni?

Stojançe Angellov akuzon MPB-në për neglizhencë ndaj çështjes së emigrantëve, por edhe fleksibilitet të kufijve pas goditjes së 14 personave në linjën hekurudhore afër Velesit. Angellov tha se vendkalimet kufitare thuajse nuk kontrollohen fare duke lejuar kështu qëllimisht kontrabandimet, trafikimet e ndryshme që personave të caktuar u sjellin përfitime. Angellov edhe një herë kërkoi dorëheqjen e ministres së brendshme Jankullovska.

‘Pavarësisht se a janë të Afganistanit, Pakistanit, Somalisë apo Sirisë, janë njerëz. Si mundet gjithë ata njerëz të hyjnë në Maqedoni dhe të ecin pa u penguar nëpër binarët e linjës hekurudhore Veles-Shkup dhe të njëjtit të shkelen nga treni si të jenë kafshë. Muajve të fundit kemi 26 persona të vdekur në binarët e Maqedonisë. A po e lejon dikush qëllimisht që të ndodhin këto fatkeqësi apo thjeshtë bëhet fjalë për papërgjegjësi dhe paaftësi. A nuk është për Jankullovskën vdekja e 14 emigrantëve një shkak i mjaftueshëm për të dhënë dorëheqje?’, deklaroi Stojançe Angellov, “Dinjiteti”.

LEXO: Versioni i policisë: Si u shkelën për vdekje 14 emigrantët

LEXO: Lëndohet një emigrant në hekurudhën te vendi Ilinden

Lajme të ngjashme

Back to top button