Lëndohet një emigrant në hekurudhën te vendi Ilinden

­ Një emigrant 62 vjeçar nga Afganistani mbrëmë është lënduar në fatkeqësinë hekurudhore në afërsi të stacionit hekurudhor “Ilinden”.

MPB kumtoi se fatkeqësia ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta në hekurudhën Shkup-­Tabanovc, ku treni që ka qarkulluar në relacionin Selanik­-Shkup­-Beograd ka goditur në emigrantin.

“Personi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup për dhënie të ndihmës mjekësore”, informon MPB. Policia punon në zbardhjen e tërërishme të fatkeqësisë.

LEXO: Versioni i policisë: Si u shkelën për vdekje 14 emigrantët

Lajme të ngjashme

Back to top button