Taylor Swift ka frikë të hyjë në lidhje

Këngëtarja amerikane Taylor Swift thotë se ka frikë të shfaqet në krahët e një mashkulli në publik, për shkak se në të shkuarën, lidhjet e saj janë bërë shpesh subjekt tallje dhe material për mediat rozë.

Deklaratën, 25 – vjeçarja e bëri për revistën “Glamour UK”, për të cilën ka realizuar edhe një set fotografik tepër interesant.

Taylor tha se është mësuar të jetë single dhe ndihet rehatë me këtë status, pasi në këtë mënyrë njerëzit nuk kanë me çfarë të tallen.

Gjatë javëve të fundit, ylli i muzikën country është përfolur se është në një lidhje me DJ Calvin Harris, i dashuri i parë pas lidhjes së shkurtër me pjesëtarin e grupit One Direction, Harry Styles në Janar të 2013 – ës.

Në të shkruarën 25 – vjeçarja ka patur lidhje dashurie me të tjerë personazhe të famshmën, si Joe Jonas, Jake Gyllenhaal e John Mayer. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button