Thaçi: Tmerret e luftës motiv për paqe (Foto)

Kryediplomati kosovar, Hashim Thaçi, ka thënë se tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve.

Kështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook, për të treguar edhe njëherë për pjesëmarrjen e tij në ceremoninë e kujtimit të betejës së Çanakkalasë.

“Liderë nga e mbarë bota u bëmë bashkë dje për të kujtuar ditën kur ka filluar një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore, betejën e Galipolli-t apo Çanakkale-së. Tmerret e luftës duhet të jenë motiv për liderët botërorë që të bëjnë çdo gjë që të forcojnë paqen, komunikimin dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve”, ka thënë Thaçi.

“Ne, kosovarët e dimë këtë shumë mirë prandaj edhe mbesim të përkushtuar që luftë të mos ketë më kurrë”, ka shtuar më pas ai.

Por, historianët shqiptarë e kanë parë me rezervë pjesëmarrjen e Thaçit në këtë aktivitet. Ata kanë thënë se një gjë e tillë nuk u bënë nder shqiptarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button