Most bën thirje për proces fer dhe demokratik në referendum

Në prag të referendumit të nesërm për fasadën e Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup, Asociacioni qytetar “MOST” bënë thirrje për shprehje të vullnetit të lirë qytetar pa asnjë ndikim. Duke njoftuar mbi procesin e monitorimit të nesërm, nga ky asociacion kërkuan maturi dhe respektimin e vlerave demokratike.

MOST njoftoi se do të lëshojnë 111 vëzhgues të akredituar për këtë referendum. Do të hapet edhe linja falas për denoncimin e parregullsive.

Nga “MOST” paraqitën edhe bluzat dhe akreditimet që do të mbajnë vëzhguesit e tyre në mënyrë që mos të ketë hapësirë për manipulime. Çdo vëzhgues I akredituar do të mbajë bluzën e verdhë me mbishkrimin monitoring, dhe do të ketë bexh me akreditimin e asociacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button