Kafeteritë në Shkup do të punojnë deri në orën 23

Kafeteritë që gjenden afër vendeve të banuara do të punojnë një orë më pak se deri me tani, deri në orën 23 ndërsa gjatë vikendit apo festive mund të punojnë deri pas mesnate. Këto janë propozim ndryshimet për Ligjin për veprimtari hotelierike të shpalosura në debatin tematik.

Sipas asaj që është debatuar, banorët kanë dërguar një numër të madh të ankesave për muzikë me zë të lartë dhe për mosrespektimin e orarit të punës.

“Edhe pse inspektorët e Qytetit nuk kanë përgjegjësi të reagojnë për ankesat e qytetarëve për muzikë me zë të lartë në objekte hotelierike apo për mosrespektim të orarit të punës, ne jemi të interesuar që kjo fushë të precizohet në të mirë ët qytetarëve. Për këtë shkak presim që ndryshimet e Ligjit të kenë një zgjidhje pikërisht për këto problematike, që në fund askush të mos dëmtohet, ndërsa qytetarëve të ju sigurohet qetësia dhe siguria”, deklaroi Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button