Turing Phone, smartfoni i ndërtuar për ti rezistuar çdo përplasjeje

Turing Robotics Industries është një kompani prodhimi smartfonësh e cila gjatë ndërtimit të një smartfoni të ri, fokusohet tek një specifikë e tij mjaft karakteristike. Këtë herë me anë të Turing Phone kompania ka vendosur ta vërë theksin mbi sigurinë, si në pjesën e brendshme dhe në atë të jashtme të smartfonit. Ky smartfon është i pajisur me një server komunikimi të enkriptuar dhe një lexues dixhital i shenjave të gishtërinjve, specifika të cilat ofrojnë një siguri të lartë, diçka që sot e kërkojnë të gjithë.

Por duket se kompania ka vendosur të marrë si shembull prodhuesit më të mëdhenj të smartfonëve në treg dhe i ka ‘rrëmbyer’ atyre disa specifika. Kjo për shkak se Turing Phone është i pajisur me një sistem karikimi magnetik që është përdorur fillimisht në produktet e Apple. Gjithsesi gjëja e parë që të bie në sy tek ky produkt është korniza e tij e ndëtuar nga një material që cilësohet më i fortë se celiku apo titanium të njohur si liquidmorphium. Përveç këtij materiali smartfoni ka në përbërjen e tij alumin, qeramikë, dhe plastik. Kjo përbërje do të reduktojë ndjeshëm shanset që smartfoni juaj të thyhet nëqoftëse ai bie në tokë.

Përsa i përket karakteristika të brendshme, Turing Phone përdor një proçesor Snapdragon 801, 3GB RAM dhe ka një ekran 5.5 inç 1080piksel. Si një avantazh tjetër tepër të rëndësishëm të këtij smartfoni mund të rendisim hapsirën e memories që ai ofron e cila ka kapacitet deri në 128GB. Por nuk mund të lëmë pas as kamerat 8 dhe 13 megapiksel të cilat ofrojnë një kualitet të mirë.

Nëse jeni një person i ç’rregullt, që nuk kujdeseni sa duhet për smartfonin tuaj dhe që po kërkoni një smartfon të fortë që i reziston goditjeve atëherë mendojeni Turing Phone si një alternativë të mirë. Ne po ju themi se ky smartfon do të hidhet në treg në 10 gusht të këtij viti dhe do të kushtojë 740$ versioni 64GB ose 870$ ai 128GB. (PC World Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button