Lëvizja e Selës: BDI ta lëshojë sa më parë këtë qeveri

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes për Reforma, ku u diskutua aktualiteti politik dhe i sigurisë, pas ngjarjeve të fundit, kryetari Sela, bëri thirrje që BDI ta lëshojë sa më parë këtë qeveri.

“Lëvizja konstaton që drejtësia në Maqedoni është e suspenduar. Bëjmë thirrje që shqiptarët ta ruajnë gjakftohtësinë, mos bëhen pre e konstrukcioneve të cilët i përgatisin ato të cilët duhet të dalin nga kjo situatë politike. Përgjimet në lidhje me rastin e Sopotit i quajmë skandaloze, jo që nuk e kemi ditur se cila është e vërteta, por kur dëgjojmë që ka një ministër të punëve të brendshme, ka një shef të shërbimeve sekrete, të cilët tallen me fate njerëzish, ky është një skandal në vetvete, dhe ato në qoftë se kanë pak moral, duhet të japin dorëheqje, moral që nuk e kanë, kuptohet”.

Në këtë kontekst kryetari i PDSH-së së Reformuar, z. Ziadin Sela bëri thirrje tek partia politike shqiptare BDI që të tërhiqet nga ky pushtet antishqiptarë.

“Neve na habit morali i munguar i këtyre që i thonë vetes shqiptar, morali i BDI-së. Ne u bëjmë thirje që në qoftë se ndjehen shqiptar të japin dorëheqje sa më shpejt nga kjo qeveri anti-shqiptare, ndryshe nëse në një afat të caktuar kohor nuk japin dorëheqje do t’i konsiderojmë shqiptarë të ndershëm të Millosheviçit”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ore djale, a nuk e sheh se Alia se si ua ktheu veteranve Kumanovar , qe protestuan para BDI kurr Ai i lendua gjate aksidentit!!!?

  2. O dhasht Allahi krejtve këtyre çë kan bo lajka me shtetin kundër kombit shqiptar e kan fitue për vete, ju kallt gjith pasuria me gjith ropt mrena ne te, edhe ne aksidente të trafikut. Amin.

Back to top button