Përfundojnë bisedimet për programin bërthamor të Iranit

Në Vjenë ka përfunduar raundi i parë i bisedimeve me qëllim finalizimin e marrëveshjes kornizë për programin bërthamor të Iranit.

Diplomatët kanë thënë se raundi tre ditor është fokusuar në mënyrën e heqjes së sanksioneve ndërkombtare ndaj Iranit.
“Ka progress të mitë. Ne jemi në fazat fillestare dhe mënyra se si po ecin gjërat është e ngadaltë, por e mirë”, ka thënë kryenegociatori iranian në këto bisedime, Abbas Aragchi.

Më 2 prill, Irani dhe gjashtë fuqi botërore, SHBA-të, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania kanë arritur marrëveshje fillestare që do të kufizonte aktivitetet bërthamore të Iranit duka ia pamundësuar ndërtimin e armës bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve./REL/

Lajme të ngjashme

Back to top button