Ermal Mamaqi bën humor në kurriz të Sokol Ballës

Ermal Mamaqi ka bërë humor me çështjen “Balla”, gjatë performancës në skenën e Pallatit të Kongreseve, si i ftuar speciali i violinistit Olen Çezari dhe orkestrës së tij. Aktori hyri në skenë, duke bërë humor me Blendi Fevziun.

“Kam veshur pantallona të kuqe, ia mora borxh Blendi Fevizut” tha ai, duke e kërkuar Blendi Fevziun në sallë.

Publiku shpërtheu në të qeshura dhe e ndoqi me duartrokitje, ndërsa Ermali iu kthye çështjes së ditës, pa përmendur emra. “Kam vendosur, i kam zhdukur të gjitha. Sepse më thanë të flas në Skype. Por nuk ka më Skype, unë i kam fshirë të gjitha ç’kam pasur”, tha Mamaqi.

Kur salla filloi të qeshte, Ermali pyeti “pse qeshni”, ndërkohë që të qeshurat vazhduan papushim për disa minuta, shkruan “News Bomb”.

Kujtojmë se disa fotografi ku shihet duke mastrubuar dhe biseduar me një vajzë gazetari i Top Channel, Sokol Balla, ka shkaktuar skandal të madh, me c’rast drejtuesit e televizionit e kanë pezulluar nga puna moderatorin, i cili, një ditë pas seks skandalit, është dashur ta intervistoj kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por e cila gjë u shty për një kohë të pacaktuar.

Ai e vazhdoi humorin me Ardit Gjebrenë, pas një telefonate që i kishte bërë në celular, por në telefon i doli Ana, e bija e Arditit. E fshehur në shtëpi nga prindërit, ajo i fliste me zë të ulët, ndërkohë që Ermali mendoi se mos hajdutët i kishin hyrë në shtëpi.

Për këtë, ai lajmëroi edhe Sajmir Tahirin dhe makinat e policisë vërshuan në shtëpinë e Arditit. Në fund, doli që Ana po luante kukamfshehti me prindërit e vet, të cilët, ishin të trembur për humbjen e Anës.

Lajme të ngjashme

Back to top button