Gruevski: “Bombat e Zaevit” nuk kanë lidhje me realitetin

Ohri meriton më shumë dhe ne me të vërtetë bëjmë maksimumin aq sa mundemi të ndihmojmë në më shumë fusha ku kjo është e mundur. Jam i vetëdijshëm se ka mjaft probleme, jam i vetëdijshëm për përditshmërinë në Ohër, e di për problemet tuaja dhe e di se duhet të bëjmë diçka më shumë, edhe pse deri tani kemi bërë shumë gjëra, theksoi kryeministri dhe lider i VMRO­-DPMNE­së Nikolla Gruevski para të pranishmëve të tubimin popullor në Ohër.

Duke potencuar se edhe opozita paradokohe kishte tubim në Ohër, tha se pikërisht ajo e futi Ohrin në mbi 35 milionë euro borxhe prej të cilave, siç tha, nuk mund ta ngrejmë kokë veçmë dy vite, borxh të cilin e kthen vetëqeverisja lokale dhe i cili deri tani është zvogëluar për 3 milionë euro, ndërsa janë paguar mbi 8 milionë euro interes.

“Kjo është opozita e njejtë e cila e futi Ohrin në krime, në larje të parave, në furnizime dhe marrëveshje joligjore, opozita e njejtë e cila bashkëpunonte me nëntokën, eksponentët e së cilës me këmbë e hapnin derën e kryetarit të komunës, e rrëmbyen dhe trajtuan si rob, qytet në të cilin zgjedhjet e LSDM­së të njejtit ata nga nëntoka i fitonin me blerje të votave, me presione dhe kërcënime ndaj qytetarëve të të gjitha komuniteteve, ndërsa si përgjigje merrnin tendera dhe biznese me komunën, krijuan dhe dakorduan huazime dhe në mënyrën më brutale e ulën Ohrin në gjunj me 50 milion euro borxh, borxh i madh për shtetin, e jo për Ohrin”, tha Gruevski. Dhe ato njerëz duan që banorët e Ohrit të harrojnë në të gjitha krimet dhe padrejtësitë e ish kryetarit të komunës, në të gjithë ata persona të cilët Ohrin e trajtuan si pronë të tyre private të cilët duhet ta grabisin. Sërish duke u përqëndruar në ngjarjen e opozitës në Ohër tha se “atëherë janë publikuar punë të cilat i kanë prerë dhe montuar, me këtë rast duke u shtuar ndonjë kontekst me paralajmërimin bombastik që”, siç tha, “nuk ka asnjë lidhje me realitetin”.

Duke folur për fjalimin e fundit në shkruar të Branko Cërvenkovskit, tha se ai ua ka prishur llogaritë dhe u solli dilemë të vogël.


VMRO-DPMNE sot në Ohër do të organizojë tubim popullor më fillim në ora 13. Para masës do të drejtohet lideri i partisë Nikolla Gruevski dhe personalitetet tjera partiake.

Tubime të tilla VMRO kishte edhe në qytete tjera të vendit, duke përfshirë edhe Shkupin.

Lajme të ngjashme

Back to top button