Hetimin e brendshëm në “Telekomin e Maqedonisë” do ta zbatojnë ekspertë të jashtëm

Hetimin e paralajmëruar të brendshëm në “Telekomin e Maqedonisë” dhe “T Mobile” rreth dyshimeve për përfshirjen e tyre eventuale në aferën “Përgjimi” që i publikoi lideri opozitar, Zoran Zaev, megjithatë do t’i zbatojnë ekspertët e jashtëm, konfirmuan për “Meta” nga “Dojçe Telekom”.

Të hënën “Telekomi i Maqedonisë” në njoftimin për ankesin e marrëveshjes për ribashkimin e T Mobile me “Telekomin e Maqedonisë” sipërfaqësisht informoi se Këshilli i drejtorëve të Telekom ka sjellë “vendim për miratimin e zbatimit të hetimit të jashtëm të paralajmëruar”, pa theksuar detaje nëse hetimin do ta kryejnë konsulent të jashtëm, siç u paralajmërua në fillim dhe kush do t’i angazhoj.

Këto dy pyetje “Meta” të martën ia dërgoi “Telekomit të Maqedonisë”, “Magjat Telekom” dhe “Dojçe Telekom”.

Përgjigje morëm nga Telekomi i Hungarisë dhe kompania simotër nga Gjermania.

“Dojçe Telekom” nuk është i përfshirë drejtpërdrejtë në Maqedoni, por përmes kompanisë hungareze “Magjar Telekom” që është aksionar i drejtpërdrejtë në këtë rast. Prej këtu, “Magjar Telekom” do ta udhëheq hetimin e planifikuar, që do ta zbatojnë ekspertë të jashtëm të pavarur”, thuhet në shkresën e Elpida Trizi nga reparti i komunikimeve bashkëpunuese të “Dojçe Telekom”.

Ndërsa nga “Magjar Telekom” thonë se janë “në kontakt të afërt me Telekomin e Maqedonisë” në lidhje me këtë çështje” dhe se “planifikojnë hetim me mbështetje nga ekspertë të jashtëm”.

“Në përputhje me politikën e kompanisë, nuk jemi në pozitë të komentojmë për hetimin e planifikuar”, thuhet nga reparti i komunikimeve bashkëpunuese të “Magjar Telekom”.

Nga “Telekomi i Maqedonisë” nuk morëm përgjigje për këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Back to top button