Ligji i ri, ja sa pension do të marrin Rama, Berisha e Nano

Nëse ish-Kryeministri Sali Berisha vendos të dalë në pension, do të përfitojë rreth 1 milionë e 200 mijë lekë (të vjetra) nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. E njëta gjë mund të thuhet dhe për Presdentin e Republikës Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama dhe deputetët e Parlamentit.

Duke u bazuar të ndryshimet në ligjin për pensionet suplementare, gazeta ka bërë sot kalkulimet e përafërta se sa mund të jetë pensioni, për Presidentin Nishani, Ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe Kryeministrin aktual Edi Rama.

Ligji i ri u jep funksionarëve të shtetit pension prej 25% të pagës referuese, nëse kanë deri në 2 vjet shërbim, ndërsa për çdo vit, mbi 2 vjet, përfitojnë një rritje prej 5%. Funksionarët e lartë të shtetit mund të marrin, pension pleqërie deri 60% të pagës referuese dhe mbi këtë tavan, nuk mund të përfitojë asnjë person. / Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button