Muslimanja nga Palestina operatore kryesore në anijen më moderne të NASA-s

Palestinezja, Soha al Qeshawi nga Rripi i Gazës, është operatorja kryesore në anijen kozmike të NASA-s, Orion. Ajo është përgjegjëse për testimin e programit software-hardware që shërben për funksionimin e duhur të anijes.

Historia e Sohi al Qeshawi u botua në faqen e NASA-s në Facebook e në gjuhën arabe, si një histori suksesi. Administrator i kësaj faqe e përshkruan Sohan si një zonjë inteligjente nga Palestina.
“Si një inxhiniere e lartë unë jam përgjegjëse për programin software – hardware që shërben për funksionimin e duhur të komandave kompjuterike në Orion, anije amerikane të brezit të ardhshëm, e cila është projektuar për eksplorim të thellë hapësinorë”, thotë Soha duke folur për vete.

Al Qeshawi më tej shton se gati çdo ditë simulon misionin e Orionit.

“Sikur të fluturoj në hapësirë. E testoj sistemin e plotë, nga nisja, fluturimi dhe kthimi në tokë, nëse gjej ndonjë problem e zgjidh dhe përsëri e testoj për të siguruar një fluturim të sigurt për ekuipazhin tonë të ardhshëm”, thotë Soha.

Në fund ajo tregon edhe për arsyet që e kanë shtyrë atë të merret me anijet kozmike.
“Si një vajzë e re, e u rritur në Gaza, gjithmonë kam dashur t’i shikoj dhe t’i eksploroj fluturimet e anijeve kozmike. Kjo më ka shtyrë të bëhem pjesë e programit hapësinor.”

Lajme të ngjashme

Back to top button