Koxias: Pas “emrit” fshihet iredentizmi maqedonas!

Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias sot në Nju-Jork është takuar me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit, Methju Nimic.

Koxias e ka përsëritur vullnetin grek për vazhdimin e bisedimeve, pork a vërejtur se pas çështjes së emrit po fshihen tendenca iredintistike nga pala maqedonase.Koxias i tha Nimitcit se Greqia dëshiron ta zgjidhë këtë problem, por pala maqedonase fsheh një lloj konkret të iredintizmit, i cili e vështirëson atë që është qëllim dhe atë që e dëshiron pala greke e që është kthimi i besimit dhe lidhjeve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit Koxias i ka thënë Nimicit se lista maqedonase dhe ajo greke për propozim masat e ndërtimit të besimit ndërmje dy vendeve kanë pika dhe ide të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Back to top button