Izraeli sulmon Rripin e Gazës

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme me raketa në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

Sipas autoriteteve dhe dëshmitarëve, sulmet nuk kanë shkaktuar asnjë të plagosur në territorin palestinez.

Avionët luftarakë gjuajtën dy raketa mbi tokat bujqësore në Gazan veriore, duke shkatërruar të mbjellat.

Burime palestineze mjekësore, ndërkohë, thanë se sulmet nuk kanë shkaktuar asnjë të plagosur.

Menjëherë pas sulmeve, ushtria izraelite tha se avionët luftarakë të saj kishin në shënjestër fraksionin palestinez të Hamasit në Gazan veriore.

Vitin e kaluar, Izraeli nisi një ofensivë 51-ditore në Rripin e Gazës, ku më shumë se 2160 banorë të Gazës janë vrarë, shumica civilë.

Në anën tjetër, të paktën 73 izraelitë – 68 ushtarë dhe pesë civilë – janë vrarë gjithashtu gjatë konfliktit shtatë-javor.

Lajme të ngjashme

Back to top button