Milne: E di ku ka rënë aeroplani i Malajzisë

Prokurori i pavarur Andre Milne beson se e di ku ka humbur aeroplanin e Malajzisë.

Milne është prokuror i pavarur për organizatën kanadezë jo fitimprurëse ASOVE që merret me hetime globale për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ai beson se e di ku gjendet aeroplani i humbur ” Malaysia Airlines ” MH370 dhe ka kërkuar ndihmë financiare në mënyrë që ta zbuloje të vërtetën.

Siç transmeton “Jutarnji List” e Kroacisë Miler thotë se këtë e di nga të dhënat fillestare të radarëve ushtarakë të cilët kanë treguar kursin e mundshëm dhe ga deklarata e disa dëshmitarëve të cilët kanë thënë se e kanë parë aeroplanin duke fluturuar lehtë afër detit në territorin e Maldiveve.

Duke u bazuar në xhirimet e satelitëve rusë Milne beson se janë zbuluar pjesë të motori, krahëve dhe trupin e aeroplanit në Oqeanin Indian.

“Këtë zonë askush nuk e ka kërkuar. Më duhet ndihma e juaj se sit a zbulojmë nëse bëhet fjalë për atë aeroplan apo jo. Nëse doni të dini merrni pjesë në këtë iniciativë”, ka thënë Milne duke kërkuar donacione.

Lajme të ngjashme

Back to top button