Vetëvendosje: Lista serbe kthehet për ta ndarë Kosovën

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë Lista Serbe është një subjekt i krijuar nga Beogradi dhe në shërbim të tij.

Ai ka thënë se Lista Serbe vendimet i merr në vazhdimësi në konsulta me qeverinë serbe.

“Andaj edhe vendimi për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës duhet parë në një kontest të disa proceseve të dëmshme politike për vendin, këtu është fjala për themelimin e Gjykatës Speciale, por mbi të gjitha për themelimin e “Zajdnicës” serbe, e cila paraqet një ndarje të vendit nga brenda por edhe lindjen e një entiteti autonom serb brenda Kosovës”, ka thënë Çaushi.

Lajme të ngjashme

Back to top button