Shqipëria në vendin e 95 për lumturinë, Zvicra e para

hqipëria është e 95-ta mes 158 vendeve të botës, përsa i përket shkallës së lumturisë për vitin 2015.

Rrjeti i Zgjidhjeve për një zhvillim të Qëndrueshëm, një nismë e përkrahur nga Kombet e Bashkuara, ka publikuar raportin e rradhës për indeksin e lumturisë globale. Mes vendeve të Ballkanit, ku vendin e parë për lumturi e zë Sllovenia, e ndjekur nga Kroacia, ndërsa Shqipëria renditet e 8-a.

Më të lumtur se ne janë edhe kosovarët, që renditen të tretët në rajon. Më pak të lumturit janë grekët e bullgarët.

Krahasuar me periudhën 2005-2007, mes viteve 2012-2014, lumturia në Shqipëri është rritur me rreth 0.3%, ndërsa në Kosovë me rreth 0.5%. Raporti është përpiluar duke u bazuar mbi të dhënat për nivelin e korrupsionit, GDP-në për frymë, jetesën e shëndetshme dhe liritë sociale.

Vendi më i lumtur në botë është Zvicra, e ndjekur nga Islanda, Danimarka, Norvegjia e Kanadaja, ndërsa më pak të lumturit, Benini, Siria, Burundi e Togo./Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button