Maqedoni, dëshmia emocionuese e Sopotasve: Jemi viktimë e procesit të montuar politkisht!

Njëri nga ish të burgosurit për rastin e Sopotit Shaban Limani, tha se biseda e publikuar dje mes Jankullovskës dhe Mijallkovit, edhe një herë dëshmoi pafajësinë e 11 banorëve të këtij fshati të cilët padrejtësisht ishin akuzuar për vendosjen e minës në këtë fshat në vitin 2003.

“Në bisedat e fundit u vërtetua se Sopotasit janë të pafajshëm, edhe pse çdoherë kemi thënë se jemi të tillë, mirëpo zëri jonë nuk është dëgjuar askund. Sopotasit duhet shpallur plotësisht të pafajshëm dhe mbi gjitha të gjenden autorët e vërtetë të rastit. Çdoherë kemi thëne se Sopoti nuk do ta pranojë këtë vepër dhe nuk do ta pranojë asnjëherë, sepse këtë vepër as Sopoti as banorët nuk e kanë bërë”, u shpreh Shaban Limani, Ish i burgosur.
Video nga Alsat-M.

Lajme të ngjashme

Back to top button