Si të shpëtojmë nga “gjarpri” helmues?

Shumë qartë po duket se Gruevski nuk ka disponim për zgjidhje paqësore të marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve. A thua do të ndodhë e njëjta sikur me Sllobodan Millosheviqin ,kur beretkat e kuqe dhe besnike të tij e arrestuan dhe e rrëzuan nga pushteti ,kur dihej se atë e prisnin akuza të rënda.

Gruevski duhet të akuzohet për të gjitha problemet ,për vrasjet e dënimet e fundit të cilat ishin direkt të ndërlidhura kundër shqiptarëve. Por ,meqë Gruevski është tepër i famshëm në vend, vështirë është një gjë e tillë të ndodh. Duhet të kemi parasysh se cilido dëshmitar që do ta akuzon Gruevskin duhet të ketë frikë se do të akuzon edhe veten, meqë bashkë janë të implikuar në krime, vrasje e korrupsion.

Duhet të dalë në shesh një njeri i vërtetë të cilin e vret ndërgjegjja për të treguar të vërtetën aktuale, përndryshe edhe shumë gjatë do të jetë vështirë të zbulohet e vërteta e hidhur e kriminelit Gruevski. Fatkeqësisht, kjo ndodh vetëm në Ballkan, sepse jo gjithçka është e dokumentuar dhe aq më pak e shkruar në letër, meqë, urdhrat jepen vetëm me gojë prandaj të akuzuarit nuk zbulohen lehtë.

Nëse askush nuk do të dëshmojë dhe të flet me gojë për rastin “Monstra” ,kush do t’i shpëtojë djemtë e rinj qe po dirgjen nëpër burgjet e Maqedonisë?

Kur është e mundur që të ndodhë një gjë e tillë?

Kur do të shpëtojnë shqiptarët nga burgosjet dhe vrasjet?

Kur do të avancohet gjuha shqipe?

Kur do të jetojmë më këndshëm dhe pa varfëri?

Gjitha këto do të behën, vetëm nëse Gruevski bie nga Qeveria .

Atëherë do të fillojë një etapë e re dhe ndoshta do t’u jepet shansi edhe politikanëve shqiptarë që të vedijësohen për ta prirë çështjen tonë kombëtare përpara…

Lajme të ngjashme

Back to top button