Shkëndija merr tri pikë me 10 futbollistë

Shkëndija i ka përballuar pothuajse 90 minuta të plota me një futbollistë më pak ndaj Vardarit,duke arritur që në fund të shënojë dhe fitore shumë me vlerë me rezultatin 3:2. Nikoqirët nga minuta e 15 ishin në fushë me një lojtarë më pak, pas përjashtimit të Ashkovskit i cili u ndeshkua me karton të kuq. Megjithatë kjo nuk e pengoi ekipin kuqezi nga Tetova për të shijuar triumfin.

Së pari, në minutën e 11-të, rezultati u hap nga Junior, avantazh që do të rritet në minutën e 38 përmes penalltisë që e realizoi kroati Vruçina. Në kohën e shtesë të pjesës së parë, Ibriçiq në minutën e 46 me kokë shënoi për të zbutur epërsinë. Barazimi erdhi në minutën e 76, Kur Gligorov kaloi melehtësi gjithë mbrojtjen e Shkëndijës.

Mesfushori Jufo me një goditje shumë precize nga distanca, ka tundur rrjetin e Paçovskit për rezulttain 3:2. Me këtë fitore, Skendija tani ka arritur në kuotën e 44 pikëve, e cila kthehet në vendin e tretë, ndërsa Vardari mbetet edhe më tej i pari me 58 pikë. /Portalb /

TABELA
1. Vardari 58
2. Rabotniçki 55
3. Shkëndija 44
4. Renova 43
5. Sileksi 34

Lajme të ngjashme

Back to top button