Çfarë thotë Jankullovska për “bombën” e Sopotit

Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska nuk dëshiron të komentojë bisedën e saj me drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov të publikuar nga opozita, në të cilën ajo dëgjohet teksa flet për rastin e Sopotit duke fyer madje rëndë shqiptarët dhe të burgosurit. Jankullovska tha se për këtë duhet të flasin në LSDM, pasi sipas saj, ngjarja kishte ndodhur ne vitin 2003. Ajo madje e quan të mbyllur këtë rast, edhepse ende nuk ka një epilog gjyqësor.

“Ju parashtruat pyetje për një lëndë konkrete që nëse unë e mbaj mend mirë ka pasur përfundim gjyqësor në vitin 2003. Andaj mendoj se më mirë do të ishte që pyetjen tua parashtron atyre që kanë pasur kompetenca të veprojnë në vitin 2003. Nëse nuk gënjehem, në atë kohë LSDM ishte në pushtet, MPB udhëhiqej nga kuadër i LSDM-së, edhe kryeministri ishte nga radhët e LSDM-së andaj ndoshta Zoran Zaev ka më tepër informata për atë se si ka shkuar procedura. Lënda ka përfundim gjyqësorë dhe është prej para 10 viteve”, deklaroi Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. “Gorde” po me duket se paske haruar se ju keni qen ajo qe keni pastruar kabinetin nga deshmit e montimet te rastit sopotit.

Back to top button