Ç’kryqëzojeni Ballën

Ndodhi një ngjarje banale para pak ditësh, me një personazh shumë te njohur dhe të zotë mediatik, Zotin Sokol Balla, pikërisht kur të gjithë pritnin daljet e tij të shkëlqyera në emisionet që do të përvijonin përgjate fushatës së zgjedhjeve vendore elektorale për vitin 2015, u shfaq një filmim intim i tiji. Nga një personazh, mediatik i ndjekur masivisht, nga një figurë me pëlqyeshmëri dhe shikueshmëri maksimale, papritur Balla u bë i pa moral, i ndyrë, i neveritshëm, i keq…

Përse? Në bazë te cilëve kritere mund të gjykohet një individ si i tillë nga shoqëria jonë?

Ne shoqërinë shqiptare, ndodh të ndjehemi të ‘civilizuar’ duke shtënë mbi fenomene të cilat i kemi quajtur tabu deri më sot. Ndodh edhe të keqkuptojmë civilizimin, duke u sjellë në forma ekstreme, të cilat variojnë nga të heshturit kundrejt reagimeve të pakuptimta të një populli të ç’civilizuar që i bën gjyqësi, rastësive te pabukura të disa personazhesh të njohur, e gjithashtu të reagosh qytetarisht ndaj fenomeneve, ç’ka do të thote gjykimi i ngjarjeve në bazë pasojash reale që ato sjellin, në shoqëri, institucione, qeveri, shtet, individid etj. Pra sesi arrin fenomeni të impaktohet në të tillë subjekte.

Impakti që ky fenomen pati në shoqëri lidhet me një gjykimi i cili është bërë në baza jo informimi, niveli të dobët kulturorë, niveli të ulët qytetarie, morali të cunguar shoqërorë, interpretimesh të pa argumentuara te njerëzve, jo adekuatë, militantë, dhe përgjithësues.

Së pari, nëse do kishit qënë te kësaj kategorie morali që e mbani veten, as do e kishit nxitur vetveten të shihni detajet e filmimeve apo të ngjarjes aktuale, pasi morali ‘alla Shqiptarë’ burrnor, fisnor, kanunor, i quan pa ‘burrni’ këta burra e gra që shohin kësidoj ‘makabritetesh’, që në thelb janë realiteti, që po këta burra e gra praktikojnë çdo ditë si proçese të paevitueshme njerëzore. Madje duhet thënë as në komunizëm s’kanë munguar por kapitalizmi siç ka bërë me tërë fenomenet e tjerë morale dhe jo vetëm, thjesht i ka nxjerrë në sipërfaqe.

Së dyti si qytetarë, mungesa e fakteve për shkelje të rregullave qytetare nga i gjykuari, automatikisht nuk jua lejon gjyqësinë. Ato filmime janë publikuar nga dikush tjetër i cili ka cënuar të drejtën më legjitime të një njeriu dhe qytetari, atë të privatësisë, gjë e cila dënohet me ligj. Ju si qytetarë duhet të lini ligjin të veprojë e jo të pretendoni t’a shndërroni çështjen në gjyqësi morale.

Se treti si njerëz me integritet dhe kulturë, theksoj duhet të dini te bëni ndarjen midis, figurës publike të individit dhe asaj çfarë ai përfaqëson nga tërë këto vite, dhe situatës aspak të favorshme në të cilën ai gjendet.

Si bëhet kjo?

Duke njohur etikën, rregullat dhe duke qënë racionalë. Ky person mediatik nuk ka shkelur etikën në asnjë formë, në punën që bën, e ka respektuar këtë publik (me aq sa lejon pavarësia e cunguar e mediave!) tej normales në vendin tonë, me etikën, profesinalizmin, dhe cilësine e emisioneve të tij. Madje edhe zërin ndonjëhere s’e ka ngritur më tepër seç duhet! Ndaj ky ‘qytetari shqiptarë’ sot, duhet të ishte më i drejtë ndaj nje personi i cili der më dje i ka dhuruar një figurë te denjë për t’u parë e dëgjuar.

Ky person mediatik bazuar në disa rregulla parimore, ato filmime i ka kryer në ambjente të mbyllura dhe personale, jo në publik, gjë te cilën jo ligji por as feja si institucion dhe tog rregullash se dënon, madje as morali vetë . Vallë do e dënoni ju si opinion publik moralist, me kryqëzim? T’a kryqëzojmë dikë, vetëm se doli dikush i papërgjegjshëm në jetën e tij dhe i publikojë disa filmime intime? A ka gozhdë e drunj që marrin përsipër këtë kryqëzim? Nëse po, mbajini se do ju duhen, nëse po këto moralistë do ju bëjnë ndonjë ditë edhe ju trike të tilla, atëherë vetëkryqëzohuni, dhe unë e para do jua ngul një gozhdë. Mos harroni se fati shpesh nuk të përkëdhel por bëhet spektatorë i kryqëzimeve që po ai vetë na bën.

Ndërsa përsa i përket racionalitetit, duhet të ju them se ky nocion nuk gjeneron as në përqindjen më minimale mes jush. Nuk shqetësoheni, se mijera emigrantë po ikin nga vendi në pashpresësi dhe skamje, se jeni të varfër, se po ju rrjepin lëkurë e shumëçka, se po shtypeni? Nuk konsolidoheni si opinion public se në këtë vend nuk ka kushte shkollore, drita, ujë, gjelbërim, reforma, semaforë, pastërti, drejtësi, para, integritet? A prevalon vallë, po të gjykojmë racionalisht, kryqëzimi i dikujt që po i behet një padrejtësi nga një individ tjetër duke i cënuar privatësinë, ndaj padrejtësive që ne çdo ditë na bëhet nga po kjo elitë që na qeveris? E cila çdo katër apo tetë vjet ndërron vetem ngjyren, moton, dhe përbërjen në burime njerëzore, por jo në cilësi dhe përmbajtje? Ku i vetmi rotacion pseudo-demokratik sjell të papunë blu kur qeveris e kuqja apo e kundërta? Kur të aftët nuk gjejnë dot një punë, një strehë, një zgjidhje? Përgjigja në terma racionalë, në këtë rast, e gjen vetveten brenda pyetjes.

Impakti i fenomenit në planin instirucional, këtu ka disa rregulla, dhe ligje që e ndryshojne situatën. Nëse ky akt i publikimit të filmimeve intime, të një personi publik, përbën shkelje, për institucionin që e ka punësuar, shkelje ligjore apo etike, dhe gjykohet i drejtë shkarkimi tij, atëherë këtë vendim e merr institucioni përkatës privat apo publik qoftë ai. Kjo përveç aspektit ligjorë, gjykuar edhe në bazë të  kritereve si: ndikimi i ngjarjes në imazhin e televizionit, ndikimi në sponsorship-in, shikueshmërinë, asksesimin, dëmtimin e figurës mediatike dhe rrjedhisht emisionit përkatës, renia seriozitetit të programacionit etj  Ne planin shtetërorë nuk interferon fenomeni, duke qënë se media në fjalë eshte private së pari, shteti s’ka të tilla kompetenca për gjyqësi aktesh aksidentale morale, madje ‘shteti’ pak ditë më parë konfirmojë se pa hezitim do merrte pjesë në emisionin e Ballës nëse ai do të zhvillohej. Në plan institucional, gjykata me shpalljen e një padie gjyqësore nga personi i cënuar (pavarësisht formës), vendos drejtësi, mbi shkeljen e bërë, së bashku me kostot morale. Gjithashtu media e cila ka kontratë me subjektin shkarkon apo jo individin në fjalë. Pjesa tjetër, janë interferime jashtë linjash apo shinash.

Impakti i fenomenit në planin individual, nëse do e trajtojmë filozofikisht pak çështjen, njeriu subjektivisht i orjenton, interesat, prioritetet dhe ndikimet. Çka do të thotë se në raste të tilla, gjithkush vendos  një rend hierarkik të prioriteteve dhe vlerave që zotëron brenda vetvetes, e kësisojë përcakton edhe çeshtjet me të cilat ia vlen të merret dhe ndikohet.

Personalisht rendi im i vlerave: Së pari moralisht s’ma lejon t’a shoh atë video, pasi është e papranueshme që intitetin e dikujt me të cilin është abuzuar, t’a shqoj. Së dyti, po i kthej respektin zotit Balla si qytetare. Së treti Etika, kultura dhe racionaliteti im gjykojnë se ka gjëra të tjera më prioritare sesa të marrurit me një çështje e cila është thelbësisht intime. Ndaj qëndroj indiferente,  kundrejt gjyqësisë morale, të shoqërisë sonë. Nuk përbën asnjë problem nëse, që nesër Zoti Balla del dhe zhvillon emisionin e tij, si çdo herë do e ndjek me kënaqësi. Sepse e kam ndarë qartë figurën mediatike që ai posedon, dhe pafatësinë e tij në këtë çështje. Ndaj unë si qyteare dhe civile e kësaj shoqërie moral-madhe, e ç’kryqëzoj Ballën, nga ai kryq moral, ku s’do doja  ndonjëherë të gjendesha vetë në të.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. o nuk i ben njeri moral as balles as njerit problemi eshte i balles qe nuk i shiteet me morali eshte thjesht bisnes edhe ju evropianet e vonshem mos na u beni marsian

  2. Ju nuk e kuptoni Zonje qe keni shkruar “hieroglife kineze’ ketu! Se ju nuk e dini qe cdo i ftuar ne Top Channel dhe kete gje e kam perjetuar vete jo me vone se javen e kaluar ne emisionin “Pasdite ne Top Channel’, nenshkruan dy faqe me kushte, nder to edhe etike per vetem nje pjesemarrje ne emision. Imagjinoni pastaj se cfare permbajtje ka kontrata qe ka nenshkruar drejtuesi i nje emisioni politik ne TCH, sic eshte rasti i Sokol Balles! Me ate qe ka nenshkruar ai duhet te jepte doreheqjen vete, te mos priste ta shkarkonin ashtu.

Back to top button