MJAFT më shkele në Oborrin tim!

Dje pasdite , ndodhi një aksion policor në Kumanovë ku janë arrestuar tre persona , njëri prej tyre u lirua dje dhe njeri sot, kurse ka mbetur edhe Rexhë Qyqavica pa u liruar i cili është veteran i tri luftërave çlirimtare shqiptare, po ashtu Rexha është edhe invalid i luftës . Sipas videos qe dëgjova nga nena, thotë se gjatë bastisjes policia nuk ka gjetur asgjë në shtëpinë e të arrestuarve . Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe MPB-ja , por informata të detajuara nuk ka dhënë se pse janë arrestuar .

Te gjithë e dimë se maqedonasit gjithmonë i kanë përndjekur shqiptarët nga trojet e tyre dhe ata detyrohen besa edhe ilegalisht të largohen nga Maqedonia siç kemi shumë raste , veç se kur ata ilegalisht kthehen ne vatrat e tyre , ata normal qe duhet me akuzuar Kosovën që po futen nëpërmes Kosovës . O ju njerëz ata tek e fundit bëhen me krah shqiponje edhe normal qe futen sepse ajo është toka e tyre, nuk kanë ku te shkojnë tjetër kund përveç se aty ku i lindi dhe i rriti vendlindja e tyre.

Arrestimet e fundit ndaj familjes në Kumanovë janë të patolerueshme , me ngjarjen e tyre te fundit ata veç se e kanë revoltuar popullatën shqiptare dhe i kanë motivuar për tu përballur me pushtetin famëkeq. Është mendimi im uroj te jem gabim, po Maqedonia po përgatitet që ta sjellë Rusinë në Ballkan ,e dimë te gjithë se politika maqedonase ne krye me Gruevskin e ka ëndërr të tyre qe të afrohet me Federatën Ruse sepse Ruset janë te interesuar shumë për çështjen territoriale .

Nuk dua ta di ama pa pasur as një dëshmi dhe argument qe çka ka ndodhur ne Gushincë , akuzat ishin te qarta nga treshja e famshme Serbi , Rusi ,Maqedoni sepse fajtor janë kosovarët çdo deklaratë nga secili shtet i tyre kështu ishte apo jam gabim. Rusia gjithmonë ka vazhduar me forma te ndryshme dhe është munduar qe te jetë aktive në Ballkan, ama e din shumë mirë që e ka humbur qysh në kohen kur Serbinë e bombardoi NATO . Kemi edhe argumentin tjetër qe Rusia nëpërmjet grekëve e ka bllokuar Maqedoninë qe te inkuadrohet ne Nato . Ne te gjithë e dimë që për momentin Rusia është e koncentruar ne rajonin e Detit te Zi sidomos ne Ukrainë , ama vrimat e zeza territoriale janë kafshatë e lezetshme për Putinin . Me deklaratat e fundit qe beri Rusia për rastin e Gushinces po ju them hapur se Rusia po përgatit terrenin qe te ketë hapësirë në Maqedoni .

Për mua nuk ka ndonjë rendësi se kush ishin apo kush janë sulmuesit e rastit të fundit në Gushincë .
Unë dua të mendoj dhe të besoj se ka plot grupe të ndryshme shqiptarësh që kanë berë përgatitjet logjistike dhe rigrupimet për një luftë eventuale . Tregimi është i vjetër qysh në 2008 kur e riorganizoj Komadanti Harun Aliu – KUSHTRIMI , po dua të besoj se edhe pas vrasjes së Komandant Kushtrimit janë inkuadruar edhe me shumë ne përgatitjen e tyre logjistike për një luftë , jam i bindur qe për këtë janë të informuar edhe shteti maqedonas edhe ato partitë shqiptare , të gjithë e dimë se tashmë ekzistojnë strukturat që në forma te ndryshme kanë dërguar ultimatumet e nevojshme = ose te ndryshohet gjendja e statusit te popullatës shqiptare ose do të ketë luftë . Këto paralajmërime i dinë funksionarët maqedonas dhe shqiptarë.

Unë personalisht nuk e dua luftën , ama jam i bindur se asnjë shqiptar nuk e dëshiron luftën . Ama duke e shikuar gjendjen qe sa vite e vite e njëjta gjendje të njëjtat skenarë , mashtrime , burgosje , maltretime,  edhe shqiptaret e kanë kuptuar se nuk mund të bashkëjetojnë me një robëri kaq perfide dhe te sëmurë e cila as nuk i afron as nuk i largon, ku diskriminohen ne çdo vend, me shqiptarët po tallen edhe maqedonasit 5 vjeçar , prandaj shqiptarëve ju ka humbur durimi sepse edhe ata qe janë ne pushtet kurrë as një sekondë nuk ishin ne gjendje qe ta realizojnë marrëveshjen e OHRIT .

Besoni me secilin mik qe flas ne Maqedoni me thotë: jemi lodhur jemi bo lypsar. A nuk është e vërtet kjo? Ma argumentoni ne rast se e kam gabim . Sinqerisht nga zemra e them se ne shqiptaret nga Kosova dhe Shqipëria ju kemi borxh moral shqiptarëve e Maqedonisë qe t’ju dalim në ndihmë për çka do qoftë qe kanë nevojë , unë luftën nuk e dua , ama jam i gatshëm që të bëhem Ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare , sepse ajo tokë është edhe e imja , aty u linden , u rriten , pasardhësit shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button