Fshati brenda kraterit vullkanik 200 banorët e ishullit në Filipine (Foto)

Të gjithë tmerrohen prej vullkaneve dhe përpiqen të qëndrojnë sa më larg tyre, por në botë ka ende guximtarë të medhënj.

Mbi 200 banorë jetojnë pa asnjë lloj frike e shqetësimi në mes të një krateri vullkanik që gjendet në detin Filipine.

Agoshima është një ishull i vogël tropikal vullkanik në detin Filipine, nën administrimin e Tokios, pavarësisht se ndodhet 385 km larg kryeqytetit Japonez. Vetë ishulli është një krater gjigand vullkanik, dhe brënda kraterit ndodhet një tjetër vullkan i vogël.

Këtu gjendet fshati me po të njëjtin emër, më i vogli në Japoni. Fshati ka një shkollë fillore me rreth 25 nxënës. Kur ata arrijnë në moshën 15 vjeç, u duhet të shkojnë në shkollë të mesme në ishullin qendror. Në fshat njerëzit këndojnë këngë folklorike që i dedikohen historive të braktisjes së ishullit në të shkuarën. Në qendër të fshatit ndodhet një sauna gjeotermale, avullin e së të cilës njerëzit e përdorin për të gatuar, më saktë zierë perimet.

Sauna është gjithashtu një banjo publike ku banorët lahen.

Hera e fundit kur vullkani  shpërtheu ishte në 1780 dhe shkaktoi dëme fatale për gjysmën e banorëve të ishullit. 50 vjet pas shpërthimit, ata që ishin arratisur, vendosën të riktheheshin për të jetuar aty dhe aktualisht numërohen 200 fshatarë që banojnë aty.

Aogashima konsiderohet një vullkan aktiv i kategorisë C, ndonëse për herë të fundit shpërtheu në 1780./ Shqiptarja

Fshati brenda kraterit vullkanik

Fshati brenda kraterit vullkanik2

Lajme të ngjashme

Back to top button