Butragueno: Do të jetë përballje shumë e mirë

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno pas shortit ka deklaruar se ekipi i tij do të kërkojë finalen në përballjen ndaj Juventusit.
Real Madridi është shortuar me Juventusin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe sipas Butraguenos, nëse kthehen të lënduarit do të jetë gjithçka më lehtë.
“Do të jetë përballje shumë e mirë, do të jenë dy ndeshje shumë të mira, ku ne do të kërkojmë kualifikimin. Ne e duam finalen”.
“Shpresojmë që të kthehen lojtarët e lënduar, të kthehet Luka Modric”, u shpreh Butragueno.

Lajme të ngjashme

Back to top button