Villa: Barcelona do fitojë tre trofe

Barcelona është në rrugë të mirë që këtë sezon të fitoj tre trofe të rëndësishëm. Kështu mendon ish sulmuesi i kësaj skuadre, David Villa, i cili luan te skuadra amerikane, New York City.

Ekipi i Luis Enriques ka siguruar kualifikimin në finale të Copa del Ray, gjendet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe është lideri i La Ligas.

“Barcelona është e aftë që të fitoj tripleten. Ata kanë një shans të madh për të bërë këtë, por kanë një rrugë të gjatë. Unë shpresoj se Barcelona t’i gëzohet një suksesitë madh”, ka deklaruar Villa për Marca.

Lajme të ngjashme

Back to top button