Inter – Shaqiri afër divorcit

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Inter, vetëm gjashtë muaj pas transferimit nga Bayern Munich.

Sipas mediave italiane, zikaltrit janë duke konsideruar mundësinë e shitjes së yllit kosovar i cili ka shfaqur formë të dobët në periudhën e fundit.

Ai në dy ndeshjet e fundit është lënë jashtë formacionit të parë, ndërsa e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në ndeshjen e radhës në Serie A kundër Romës.

Lajme të ngjashme

Back to top button