4800 shqiptarëve iu ndalua udhëtimi në Shengen nga janari

Mbi 4800 shqiptarëve iu refuzua udhëtimi në zonën Shengen në këto tre muaj e gjysmë. Prej muajit janar numri i personave që kanë kërkuar të largohen nga atdheu është rritur, duke vënë në alarm të gjitha autoritetet përkatës.

Policia kufitare ka shtuar masat për të ulur ose për të ndaluar fluksin e kërkesave për azil në vendet e BE-së.

Burime nga policia kufitare shpjegojnë, se mbi 100 qytetarëve çdo ditë iu refuzohet udhëtimi në Shengen, në të gjitha pikat e kalimit.

Ata nuk përmbushin kushtet, duke mos deklaruar një itenerar të qartë udhëtimi, nuk kanë paratë e mjaftueshme ose iu zbulohen dokumente familjare, të cilat janë të panevojshme për një udhëtim turistik.

Flukset më të mëdha të kërkesave për azil janë regjistruar në Gjermani, Francë dhe Angli. Vende të cilat vijojnë të riatdhesojnë azilkërkuesit, të cilëve iu refuzohet statusi.

Ndërkohë që në fund të muajit prill, priten të fluturojnë drejt Shqipërisë edhe dy avionë të posaçëm me qytetarë që kthehen në atdhe. /Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button