Deklaratat e deputetes italiane për emigrantët, Alba Parietti: Injorante

“Raciste, injorante, naziste”,- kanë qenë fjalët sulmuese të Alba Parierttit, ndaj deputetes italiane Daniela Santanché. Gjithë akuza lidhet me temën e emigrantëve klandestinë dhe me deklaratën që deputetja pranë Berlusconit bëri, në lidhje me përmbysen e barkave me emigrantë që në nisje, siç bënë më herët me shqiptarët.

“Me Santanché nuk dua të flas më, nuk kam dëshirë as ta përshëndes. Është shndërruar në mbështetëse të racizmit. Ka thënë se është e nevojshme të mbysim anijet. Edhe mund ti fal ata injorantë të shkretë që kanë këtë ide dhe e ndajnë me të tjerët në Twitter, por atë jo”,- ka thënë Parietti për “La Zanzara” në Radio 24.

Kur prezantuesi i vë në dukjes se me shumë mundësi Santanché e ka fjalën për anijet e mbytura, Parietti përgjigjet: “Atëherë duhet ta specifikojë nëse e ka fjalën për barkat e mbushura me udhëtarë apo të zbrazura. Në këtë moment, ku 900 veta kanë vdekur, ajo duhet ta qepë gojën, pasi nuk ka asnjë gjë për të thënë. Politikanët si ajo duhet të nisin të flasin në një gjuhë më të pranueshme dhe jo incivile. Nuk mund të thonë çdo budallallëk që iu kalon në kokë dhe askush të mos i ndalë. Santanché e bën këtë për të tërhequr vëmendjen, por dikush duhet ti thojë se duhet të ndalet”.

Sipas Pariettit, ajo që tha deputetja është diçka që askush që ka një rol publik nuk do ta thonte. “Mund ta thotë një injorant, dikush që është pro gjenocidit, racizmit dhe nazizmit”,- tha Alba Parietti./noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button