Kosovë, Zhbogar: Më 30 Prill miratohet MSA-ja me BE-në

“Javën tjetër, më 30 Prill do të miratojmë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me Kosovën dhe do t’ua dërgojmë shteteve anëtare për diskutim. Me këtë hap, sigurisht do të na mundësohet që ta nënshkruajmë para verës”, deklaroi në një forum në Prishtinë, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ai tha se, në këtë mënyrë do të kemi marrëdhënien e parë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Një marrëveshje shumë gjithëpërfshirëse, e cila përcakton edhe dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe mendoj se është – asnjëherë s’e kam përdorur fjalën historike, – por mendoj se është shumë më rëndësi për sigurimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe BE-së”, tha Zbogar.

Në panelin e “Perspektiva europiane, ecje nëpër mjegull”, në “Forumin 2015” foli edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, i cili tha se fakti, që një marrëveshje e tillë nuk do të ratifikohet nga 5 vende anëtare të BE-së, sipas tij nuk do ta zbehë atë.

Ministri argumentoi qëndrimin e tij, me bazën e hedhur prej traktatit të Lisbonës, me të cilin Bashkimi Europian ka autoritet, që të nënshkruajë marrëveshje bilaterale me shtete dhe më këdo, të cilin ata e shohin të rëndësishëm. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button