Zariqi: Dardan Sejdiu po gënjen

Nebih Zariqi ndërtues në Prishtinë dhe pronar i kompanisë “Standarti” ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk i ka shqyrtuar kresat e tyre. Ai ka thënë se deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga drejtuesit e komunës në kërkesat që i kanë drejtuar.

Zariqi në RTV21 ka thënë se nënkryetari Dardan Sejdiu nuk është duke e thënë te vërtetën, kur po deklarohet se janë përmbushur kërkesat e ndërtimtarëve.

” Nuk është e vërtet se janë përmbushur kërkesat. Ne nuk kemi marr asnjë shkresë zyrtare për këtë çështje. Dardan Sejdiu po deklarohet nëpër mediume që i ka përmbushë ato, por nuk është e vërtet ato janë veç deklarata të pavërteta”, ka thënë Zariqi.

Ai ka thënë se edhe deklarimet e drejtuesve të komunës dhe akuza se janë kriminel të nderimit janë fyerje dhe përgjithësim.

” Nuk mund të thuhet se ndërtimtarët janë kriminel. Kjo është akuzë e pabazë dhe përgjithësim”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button