Meta: Pa arbëreshët nuk do kishte Shqipëri

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Itali u prit nga drejtuesit vendorë dhe komunitetet e 5 komunave të Unionit të Arbërisë në Kalabri.

Gjatë fjalës së mbajtur, Ilir Meta vuri në dukje faktin se arbëreshët kanë një vend shumë të veçantë në ndërgjegjen kombëtare të të gjithë shqiptarëve, sepse po të mos kishte qenë për intelektualët arbëreshë, sot nuk do të kishim Shqipërinë, sepse arbëreshët ishin vendimtarë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës dhe ndjenjës kombëtare.

“Sot arbëreshët janë një pasuri kombëtare shekullore ndaj duhet të ndërtojmë një program të përbashkët konkret me komunat dhe me shtetin italian për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të jashtëzakonshme gjuhësore dhe kulturore të arbëreshëve, vlera të cilat nuk kanë çmim”, tha Meta.

Zoti Meta ishte i shoqëruar në këtë pritje prej deputëteve Fatmir Toçi dhe Blendi Klosi. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button