Balla nuk ikën nga Top Channel, ja çfarë është vendosur

Pas publikimit të videos erotike, kjo ka shtyrë bordin e kompanisë mediatike Top Channel ta pezullojë për një afat ende të pacaktuar Sokol Ballën nga ekrani i këtij televizioni.

Ditën e sotme, kur emisioni transmetohej çdo javë rregullisht, nuk do të zhvillohet. Gazetari Sokol Balla ka pranuar ofertën e Bordit të Aksionerëve të Top Channel, për të qëndruar në këtë televizion, por të mos e drejtojë për disa kohë emisionin Top Story.

Emisioni nuk do të shfaqet për një kohë të papërcaktuar në ekranin e TCH. Mbi këtë pikë, Balla dhe Bordi i Aksionerëve vijojnë negociatat. Vendimi për pezullimin e Sokol Ballës nga ekrani u kuptua edhe dje, ku gjatë mesditës nuk u transmetua emisioni që Balla drejtonte në orën 12:00-14:00 në TOP Albania Radio.

Gjatë këtij orari është transmetuar vetëm muzikë. Pas ngjarjes, gazetari ka mbyllur edhe adresën e tij në Facebook, ndërsa në rrjetin social është hapur orët e fundit një Fun Page me emrin e tij. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button