Izet Zeqiri, kandidat i vetëm shqiptar për anëtar në ASHAM

Në konkursin e fundit të  Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) që parashikon pranimin e akademikëve me korrespodencë, nga 24 kandidatë kanë konkuruar edhe 7 shqiptarë që garojnë për titullin akademik. Në fushën e shkencave shoqërore kanë konkurruar prof.dr. Avzi Musatfa, prof.dr. Izet Zeqiri, prof.dr. Fatmire Lumani, prof.dr. Hasan Jashari, prof.dr. Veton Latifi, për shkencat teknike prof.dr. Zamir Dika dhe për shkencat linguistike prof.dr. Qemal Murati.

Nga vlerësimi i kandidatëve dhe votimi për antarë korespodentë të ASHAM në departamentet ku kanë konkuruar shqiptarët kandidat i vetëm që ka marë dritë jeshile për kuvendim ASHAM është prof.dr.Izet Zeqiri nga departamenti i shkencave sociale kurse kandidatët tjerë shqiptarë në departamentet tjera nuk kanë marë vlerësimin për procedurë të mëtutjeshme. Zeqiri konsiderohet si një ndër ekonomistët më të mirë në Maqedoni.

Ai në të kaluarën ishte edhe deputet nga radhët e RDK-së. Si kandidat i jashtëm korespondent në shkencat teknike në mënyrë unanime ka marë edhe Prof.Dr. Rexhep Majdani ishë president i Shqipërisë. Kuvendi i ASHAM ku do të zgjedhen anëtarët e rinj do të mbahet pas disa ditëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button