Si të ndaloni funksionin “seen” në Facebook?

Bisedat online kanë zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në të përditshmen tonë. Në shumë raste, ne duam të dimë nëse dikush e ka lexuar apo jo atë që kemi shkruar, dhe presim përgjigjen.

Vite më parë ne kemi mundur të bisedojmë pa e ditur nëse një person e ka lexuar mesazhin, por që kur “Facebook” lançoi funksionin “seen” çdo përgjigje është bërë më e mërzitshme.

Nëse i injoroni zakonisht mesazhet apo jeni një person i zënë dhe nuk dëshironi që të pengoheni, ekziston një mënyrë e re për të ndalur funksionin “seen”, në mënyrë që të tjerët të mos e dinë nëse e keni lexuar apo jo mesazhin.

Nëse e përdoni “Facebook” në kompjuter atëherë ju mund ta merrni aplikacionin shtesë ‘Facebook Unseen’ për Chrome. Kjo shtesë fshin një rresht të kodit në Facebook që tregon nëse mesazhi është lexuar.

Ndërsa në rastin kur FB e përdorni në celular shkarkojeni aplikacionin “Unread”.
Siç shkruan “Lajmi.net”, ky aplikacion e bën të njëjtën gjë, përveç se nuk mund ta përdorni atë për të dërguar mesazhe, por vetëm për t’i kontrolluar ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button