Emigrantët në Itali, kush humb punën, humb dhe kartën e qëndrimit

Emigrantëve në Itali mund t’iu tërhiqet karta e qëndrimit nëse nuk arrijnë të sigurojnë të ardhura të caktuara, fitojnë para në punë të zeza ose nuk paguajnë kontributet.

Iniciativa është nisur nga zyrat qendrore të policisë në Milano dhe provinca të tjera të Italisë, pavarësisht se bie ndesh me kriteret e Bashkimit Europian.

Fillimisht ky vendim nisi të ndërmerrej në Milano, për emigrantët që nuk ishin në gjendje të dëshmonin që vitet e fundit kishin fituar të ardhura të caktuara nga burime të ligjshme. Rrezik të cilin mund ta hasin shumë emigrantë, që me krizën ekonomike që po kalon Italia kanë humbur.

Lajme të ngjashme

Back to top button