Rama: Eksodi jo nga varfëria u nxit nga struktura kriminale (Video)

Në fokus të diskutimeve në seancën parlamentare të kësaj të enjteje u vendos edhe largimi i shqiptarëve drejt Gjermanisë me qëllimin për të përfituar azil ekonomik.

Në përgjigje të pyetjeve që ngriti deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, kryeministri Edi Rama tha se “eksodi” nuk është nxitur nga varfëria po nga elementë kriminal të cilët kanë keqinterpretuar nevojat aktuale të Gjermanisë, për t’i a servirur shqiptarëve se mund të përfitojnë lehtësisht azilin.

“Po i përgjigjem pyetjes që më erdhi nga Kulla e plazhit”, tha Rama duke iu referuar deputetes Vokshi të cilën shpesh e ka cilësuar Pamela Anderson, për shkak të ngjashmërisë fizike mes tyre.  Shefi i mazhorancës iu referua Kosovës, vend ku largimi i qytetarëve nisi në të njëjtën kohë si në Shqipëri, për të treguar se frenimi i fluksit u arrit nga ndalimi i veprimtarisë së strukturave kriminale dhe jo se “mrekullisht” sipas tij, ekonomia u përmirësua.

“Kemi të bëjmë me një moment kur ka një keqkuptim të madh i krijuar në raport me një nevojë të shpallur të Gjermanisë për rreth 45 mijë të huaj por me profesione të caktuara në raport me aspiratën e njerëzve për të shkuar në Gjermani dhe për të kërkuar një jetë më të mirë . Ne nuk jemi ata që  themi “jemi të dytët mbas Gjermanisë”. Mbi këtë keqkuptim ka hyrë në veprim elementi kriminal dhe mjafton të shikojmë në vendet fqinje dhe kemi të njëjtën situatë. Largimet në Kosovë që nisën në të njëjtën kohë janë amortizuar. Çfarë ndodhi? U frenua fluksi i stimuluar nga struktura kriminale. Fakti që ka zona të varfra sidomos në veri lindje të vendit, fakti që ka njerëz që e kanë të vështirë sot të nxjerrin bukën e gojës sigurisht që është i pamohueshëm nga ne, por  është turp për ju që këtë fakt ta lidhni me këtë qeveri”, tha Rama.

Rama tha se opozita do ta marrë përgjigjen më 21 qershor nga vota popullore.

“Ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë Shqipërinë parajsë nuk kemi një shkop magjik të rindërtojmë çfarë ju bëtë copë copë për 8 vjet. Ne kemi bindjen e plotë se Shqipëria po shkon në rrugën e duhur, dhe shqiptarët nuk janë dele që ju ti bëni bariun. I kanë aftësitë të vlerësojnë dhe të japin gjykimin e tyre. Jam i gatshëm që bashkërisht ta presim gjykimin e shqiptarëve me 21 qershor aspo pas dy vjetësh. Gjykimi negativ i shqiptarëve do të bjerë përsëri mbi ju se nuk keni reflektuar asgjë mbi atë që bëtë, çka ju përpiqeni të na e lini ne çfarë ju trashëgohet është një lojë që nuk e ha më askush”, u shpreh kreu i qeverisë.

Berisha: Ekonomia në prag të rrokullisjes, shteti drejt kapitullimit
Ish-kryeministri Sali Berisha edhe në këtë seancë i drejtoi gishtin mazhorancës për largimin e shqiptarëve nga vendi për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka mbajtur premtimet për punësimin e të rinjve. “Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por t’i ke një problem të madh se nuk ke ndjeshmëri ndaj të varfërve”, tha Berisha.

Ish-kryeministri tha se kjo situatë në Shqipëri tregon se shteti është drejt kapitullimit dhe ekonomia në prag të rrokullisjes, sic u shpreh ai.

Fjalori është i lirë për të gjithë dhe mund të përdorim çdo lloj termi, por kur jemi para publikut dhe jashtë tij nuk mendoj se është kjo platformë sepse mund të them që kushti i parë është që të kesh fytyrë. Problemi është që kur nuk ke fytyrë nuk çfarë thua. Por tani po merremi me të mirat e mëdha që i ke bërë këtij vendi. E mira e madhe është mashtrimet që i ke bërë vendit, duke pretenduar punësim masiv dhe realizove çpunësim masiv. Sot dhe shifrat e Gjergjit tënd që e vërtit sipas qejfit tënd janë që papunësia u rrit nga 12-18.6%. Sot dhe shifrat e KE që ne duhet t’i pranojmë, thonë se papunësia e të rinjve ka arritur nga 22-33%. Sot ka një tregues tjetër, difiçiti llogarisë korente. Merre dhe studioje pak se do të krenohesh shumë me të. Sepse është rritur nga 12.6-25.6. E di çfarë do të thotë kjo apo jo? Ekonomia është në prag të rrokullisjes. Ky është stadi përfundimtar i kapitullimit të shtetit. Mendon se me policë do ta zgjidhësh këtë. Absolutisht. Merr llogarinë korente, është dyfishuar në mënyrë katastrofale dhe do të trefishohet se ka arsye të forta. Në 2013 kishte një ashpërsim të varfërisë sepse ra në mënyrë drastike remitenca. Po kjo rënie ka qenë shumë më e madhe në 2013-2014. Shikon çfarë beteje po bën Kryeministri në Greqi. Nuk jam dakord me asgjë që ai thotë, por jam dakord për të lehtësuar dhimbjet, lehtësim të këtyre shtresave. Ti u preve kotheren e bukës, ua ndërpreve ndihmën, shkatërrove bizneset. Sarajet e tua në Surrel lart e më lart. Rrugën e ndërtove vetë. Të duhen dy batalione për të ruajtur. Të gjitha këto janë të këqija të mëdha por t’i ke një problem të madh se nuk ke ndjeshmëri ndaj të varfërve”, tha Berisha.

Veliaj: Komunat e prekura nga eksodi drejtohen nga PD, jepjuni ndihmën ekonomike
Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj akuzoi kryetarët e komunave dhe bashkive që drejtohen nga PD në mbarë vendin se nuk po shpërndajnë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Sipas Veliajt, kjo situatë është bërë shkak për largimin e qytetarëve.

“Nga vendi po largohen qytetarët nga bashkitë që qeverisni ju të djathtët. Prej 4 muajsh në njësitë 4, 11 në Tiranë, Kukës, Shishtavec, Zapod, nuk jepet ndihma ekonomike. Askush nuk u shërben qytetarëve, apo t’u hapë derën. Paratë bashkitë i kanë që në Janar por nuk kanë mbledhur Këshillat Bashkiakë për t’i shpërndarë. Kjo është strategji për fitore, duke mos shpërndarë paratë e ndihmës ekonomike? Ju edhe lekët që jua shpërndan Qeveria jeni të paaftë t’ua shpërndani qytetarëve. Po as këtë nuk e bëni dhe vini këtu edhe akuzoni. Nuk u jepni zgjedhësve tuaj ndihmën ekonomike. Merri në telefon komunat tuaja. I keni këtu asnjë nuk është aty. Në komunën Shishtavec. Sot janë 521 familje me fondin 2.8. Merre në telefon, jep paret e njerëzve. Golaj, Has 512 familje me dyfishin e fondit. Komuna Shalë 1 vit pa dhënë ndihmën ekonomike se keni shumicën në këshill dhe t’ia nxini jetën kryetarit socialist. Çfarë do bëjnë ata? Cakran e keni ju, nuk e di pse nuk jeni azhornuar. Mblidhini dishepujt, militantët tuaj. Në Bashkinë Leskovik, paratë flenë në bankë. Pse kjo është strategji për fitore? Unë ju sfidoj, nëse ndihma nuk është kaq, unë nuk merrem më me politikë. Fakti që shifrat korrespodojnë me komunat e PD-së, tregon pse ikin njerëzit. T’ju vijë turp, ju duhet të fshiheni nga njerëzit dhe t’u thoni na falni që nuk Keni 400 apartamente sociale në Tiranë, 4 vjet për t’I shpërndarë dhe nuk I shpërndatë. Romët flenë në këmbët e pallateve. Ju edhe ato që ndërtonte Edi Rama, nuk i shpërndani dot. Ju keni kurajo monumentale tek ata që ju japin para pa punë dhe nuk ju nuk e bëni dot. Doni t’iu flas për deputetët. Na dhanë një këst të gjelbur në 4 vite”, tha Veliaj./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button