Rekord të huajsh në Serie A

Nuk mjaftuan thirrjet e selektorit Cesare Prandelli dhe koordinatorit të ekipit të rinjve Arrigo Sacchi. Klubet italiane vazhdojnë të investojnë në mënyrë të vazhdueshme tek futbollistët e huaj, duke injoruar zhvillimin e talentëve lokalë.

Nëse analizojmë statistikat e xhiros së parë në Serie A, fundjavën e shkuar, nga 278 futbollistët që u paraqitën në fushë, më tepër se gjysma e tyre ishin të huaj, në total 156, transmeton Tribuna.

Një rekord i vërtetë duke marrë parasysh se shifra më e lartë e futbollistëve të huaj që ishin paraqitur brenda një xhiroje në elitën e futbollit italian ishte ajo e edicionit të kaluar, 54,21 për qind.

Tani, menjëherë në ndeshjen e parë të edicionit të ri u shënua rekord prej 56,11 për qind. Një shifër që konsiderohet e rrezikshme në vitin para Kampionatit botëror 2014, por edhe dëshmi e një tendence që nuk duket se ka të ndalur. Pasqyra është e pastër.

Përveç Interit dhe Catanias, skuadra që tashmë një kohë të gjatë bazën e kanë me futbollist jo-italianë, edhe Napoli e nisi duelin kundër Bolognas të dielën me 10 të huaj nga 11 titullarët. Kurse, Fiorentina e përfundoi ndeshjen kundër Catanias të hënën mbrëma me një formacion ku asnjë futbollist nuk ishte italian.

Por, statistikat e futbollistëve jo-italian i kanë shtuar edhe skuadrat të cilat deri së fundmi ishin dalluar për ‘prodhime vendore’, Atalanta (7), Juventus (7) dhe Sampdoria (6). Reziston vetëm Parma: 11 italianë nga 14 sa u paraqitën në ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button